SPORT
Historike! Kosova në finalen e play-off: mes Dardanëve dhe Botërorit qëndron Turqia

Kosova ka shkruar një faqe të re në historinë e saj, duke fituar 4-3 në transfertë ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026.
Pjesa e parë i takoi vendasve, të cilët dominuan dhe kaluan në avantazh 2-1. Por në 45 minutat e dyta, Kosova bëri një përmbysje të jashtëzakonshme. Goli i Hoxhës, së bashku me shënimet e Asllanit, Muslija dhe Hajriza, vulosën një fitore historike për Dardanët.
Me këtë triumf, Kosova ëndërron kualifikimin në Botëror, ndërsa në finale do të përballet me Turqinë për një vend në Kupën e Botës 2026.








