Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËH&M së shpejti në Tiranë

H&M së shpejti në Tiranë

Kompania Suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023.  

Hapja e shumëpritur do të inaugurojë një hapësirë prej 2.181 m² në qendrën tregtare më të famshme në vend,  Tirana East Gate, ku blerjet shndërrohen në një përvojë unike për klientët.  

“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se H&M po zgjeron aktivitetin e saj në rajonin e Ballkanit me hapjen e dyqanit më të ri në një prej qendrave tregtare më të mëdha në Shqipëri. 
Së shpejti të gjithë entuziastët e apasjonuar pas stilit dhe modës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë unike blerjeje që vlerëson diversitetin, qëndrueshmërinë dhe natyrën. Qëllimi ynë është t’i frymëzojmë njerëzit në zbulimin e vazhdueshëm të stilit të tyre” shprehet Thomas Estrany, Manaxheri i shitjeve të rajonit për H&M.

Dyqani H&M në Tiranë do të ofrojë një gamë të gjerë stilesh nga tendencat më të fundit, te klasikja e përjetshme duke vënë fokusin të materialet cilësore me çmime konkurruese. 

Për më shumë informacion kontaktoni në: 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME