Në hollin e teatrit “Bylis” në Fier paraditen e së mërkurës janë zhvilluar homazhe në nder të kompozitorit të njohur fierak Nikollaq Bulo i cili ndërroi jetë një ditë më parë
Nikollaq Bulo/Jetëshkrim
Nikollaq Bulo është përfaqësuesi më në zë i artit muzikor në Fier. Ai lindi në Fier në vitin 1939 në një familje me origjinë nga Voskopoja. Në qytetin e lindjes do të kryente arsimin 7 vjeçar dhe të mesëm në teknikumin bujqësor ‘’Raki Kryeziu’’. Megjithë pasionin muzikor të cilin e shfaqi në rininë e hershme ai do të ndiqte një rrugë tjetër. Në vitin 1957 u diplomua zooteknik dhe filloi punë në një ndërmarjen bujqësore ‘’Çlirimi’’.
Më pas do të vijonte me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ndërsa në vitin 1961 do të niste studimet në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz. Por talenti i tij i jashtëzakonshëm do të bënte që të ndërpriste studimet dhe të emërohej si MUZIKANT në Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtraisë Popullore Fier. Këtu do të vinin edhe arritjet dhe sukseset e tij.
Në vitin 1965 ai do të bëhej iniciator për NGRITJEN E BANDËS FRYMORE e cila e kishte ndërprerë aktivitetin e saj që nga vitet e luftës.
Më pas ai do të transferohej si SHEF MUZIKE në Shtëpinë e Kulturës, Shtëpinë e Pionierit, ku në vitin 1967 do të ishte një nga organizatorët e Festivalit të Këngës për Fëmijë, i cili do të kthehej në traditë në qytetin e Fierit. Me sakrifica dhe mundim paralelisht me punën në këto institucione kulturore ai do të kryente me korrespondencë arsimin e mesëm artistik në Tiranë, kursin dy vjeçar të specializimit muzikor dhe Institutin e lartë të Arteve në degët dirigjim dhe kompozicion.
Veprimtaria e tij ndër vite si i kompletuar do të shënonte suksese të shumta artistike në disa fusha të muzikës.
Kështu, Nikollaq Bulo njihet si KOMPOZITOR i këngëve për fëmiljë, të rritur, këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë, poema vokale, muzikë sinfonike, etj. Janë të njohura pjesëmarrjet e këngëve të kompozuara prej Nikollaq Bulos në anketat muzikore në Radio-Tiranë dhe festivalet e këngës në Radio-Televizion.
Një meritë e veçantë e tij ishte se në Fier, ai, jo vetëm u përkujdes për këngën dhe artistët e rinj por krijoi edhe këngë të reja me motive myzeqare, madje disa nga këto këngë do t’i përshtaste edhe për bandën muzikore.
Po kështu ai do të ishte për shumë vite edhe DREJTUES ARTISTIK I ANSAMBLIT të Fierit në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
Kontributi i tij do të vijonte më pas edhe organizimin e festivalin të këngës për të riturr në vitin 1970, në KRIJIMIN E ORKESTRËS SFONIKE 1973 dhe të Ansamblit Myzeqeja në vitin 1974.
Ndërkohë që aktiviteti i tij kishte një kohështrirje të gjerë edhe në vitet e mëpashme.
Në vitin 1992 ai do të emërohet do të kryejë detyrën e DREJTOR të Kulturës në Bashkinë Fier, ndërsa në vitin 1998 do të emërohet drejtor i Teatrit Bylis.
Megjithëse në vitin 2000 doli në pension, Nikollaq Bulo, do ta vijonte angazhimin e tij artistik. Prej kësaj kohe dhe deri në vitin 2014 ai do të angazhohet si mësues i jashtëm në Shkollën Artistike Jakov Xoxa.
Të gjithë ne e kujtojmë me nostalgji dhe respekt sidomos rolin e tij të jashtëzakonshëm sidomos në drejtimin e Bandës Muzikore. Ai do të ishte një punonjës i palodhur i artit dhe kulturës derisa disa vjet më parë (2018), kur nga muzika do ta shkëpuste vetëm sëmundja e cila ditën e djeshme e ndau nga jeta ne moshen 83 vjecare.
Por për të gjitha këto përpjekje dhe arritje, Nikollaq Bulo është nderuar me tituj dhe medalje. Ai është dekoruar në vitin 1989 me Urdherin “Naim Frashëri”, vlerësuar në vitin 2007 me titullin “Qytetar Nderi” i Fierit, ndërsa në vitin 2018, ka marrë titullim “Nder i Qarkut Fier.”