Monday, April 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShuhet portieri legjendar i kombëtares shqiptare

Shuhet portieri legjendar i kombëtares shqiptare

Shuhet në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, ‘Macja e Zezë’ i futbollit shqiptar, Heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurtë i portës së Partizanit dhe kombëtares shqiptare, në periudhën 1950-1964.

‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Nderi i Kombit’, futbollist, trajner, kuadër i edukimit fizik, baba i dhëmbshur, bashkëshort i përkushtuar, gjysh ideal, shok dhe mik gati i të gjithë shqiptarëve. Kështu do të kujtohet Sulejman Maliqati.

Para pesë ditësh, Maliqati është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Image

Durrësi, por dhe gjithë bota e sportit, do t’i japin nesër lamtumirën për në banesën e fundit, Sulejman Maliqatit, portierit legjendar të kombëtares shqiptare.

Homazhet për 94-vjeçarin që mbylli sytë pasditen e kësaj të mërkure do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës, në orën 13.00-15.00.

Kortezhi mortor do të niset në orën 15.00 drejt varrezave të qytetit, ndërkohë që pritet që qindra qytetarë t’i bashkohen homazheve për ‘macen e zezë’ të portës së kombëtares shqiptare, që lindi më 1 gusht 1928 në qytetin e Kavajës.

Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga Presidenti Meta me titullin e lartë ‘Nderi i kombit’, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin ‘Qytetar nderi’ i Kavajës dhe ‘Mjeshtër i merituar i sportit’.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME