AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarri në Drenie vijon të jetë aktiv, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri gjatë ditës së djeshme, zjarri u riaktivizua gjatë mesnatës, ndërsa flakët iu afruan banesave.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë bëri të mundur shmangien e rrezikut për banorët dhe banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Aktualisht, zjarri ka marrë përhapje në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Ekipet po punojnë në terren, pavarësisht vështirësive të krijuara nga terreni i thyer dhe kodrinor, me qëllim neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button