Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeVIDIOShqipëria U19 e femrave e nis me fitore fushatën për eliminatoret e...

Shqipëria U19 e femrave e nis me fitore fushatën për eliminatoret e Euro U19 (vidio)

Shqipëria U19 për femra i ka nisur me fitore eliminatoret e Euro U19. Vajzat kuqezi mposhtën 3-1 Letoninë në takimin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e Kreshnik Krepit zhvilloi një pjesë të pare perfektë, të cilën e mbylli në avantazh të trefishtë falë golave të realizuar nga Klaudia Borcit Bora Fuçia dhe Arlinda Kodra.

Rexhina Maxhalaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë shtatë minuta përpara fundit të takimit dhe la ekipin tonë kombëtar me një lojtare më pak.

Letonezet përfituan dhe gjetën golin në minutën e dytë shtesë me anë të Evelina Uspalevica. Fitore e rëndësishme për Shqipërinë U19 për femra, që për momentin kryeson grupin 2 bashkë me Rumaninë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME