Homazhet për Janullatos bëjnë bashkë Berishën dhe Ramën

Homazhet për ndër të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë bërë bashkë politikën shqiptare.
Në foto shihen dy liderët e partive kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Sali Berisha.
Ndërkohë që në mes të tyre ndodhet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur në krah të kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis dhe fare pranë kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e përcjelljes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Gjatë ceremonisë Berisha është parë të lexojë fletëpalosjen e shpërndarë për pjesëmarrësit në sallë, ndërsa Edi Rama nga mënyra se si shihte përreth, dukej se kërkonte dikë për të larguar kreun e opozitës nga aty ku ishte ulur. Fotot më poshtë:



