
Si në çdo degë të PD edhe në degën e Fierit janë zhvilluar e zhvillohen takime kokë më kokë e në grupe në lidhje me primaret në këtë forcë politike. Kandidatët e dalë nga kryesia e PD jo vetëm në takime në grupe pasditeve por edhe paradite e në mesditë i zhvillojnë takimet duke kërkuar nga antarësia që të votohen. “Eshte një garë mes demokratësh, mes shokësh, miqsh, kolegësh”, ka pohuar avokat Ermal Hamataj që ka punuar ngushtë me Gentian Koçin në këto primare.
Edhe pse takohen mes tyre, edhe pse e dinë që ka mik apo shok një kandidat tjetër përsëri me modesti ata kërkojnë mbështetjen e tyre ” Ka shumë të rinjë që po rikthehen në PD , pohon Ervisi një tjetër avokat antar i PD, që mbështet Gentian Koçin. Më ka bërë përshrypje edhe pse kurba e PD pati rënie të theksuar, tashmë kjo kurbë ka marr një ngritje të menjëhershne pozitive”
Kur kanë mbetur akoma edhe më pak se katër ditë nga mbyllja e takimeve , këto janë më itensive ku kandidatët nuk humbasin minutat të shkojnë kot pa takime.


Gentian Koçi, djal i ri, biznesmen me ambicje jo vetëm në biznes por edhe në politike ka zhvilluar shumë takime të ngjeshura me demokratë nga Libofsha, ish komuna Qëndër, Levan, Mbrostar, Fier, edhe pse aty këtu janë munduar ti çojnë “shkopinjë nën rrota” , por ja ka dal, ja ka dal me shumë sukses dhe kjo fal punës këmbëngulëse, përkushtimit, durimit, maturisë që e karakterizojmë si person. Ai thotë se është i bindur se do tia dali dhe do të jetë nga të parët në mos i pari kandidati në primare më i votuari për degën e PD dega Fier.
Si Genti takime ka zhvilluar edhe Alkida, Mustafi, Luani në Fier por edhe ata në Patos, Rroskovec, në Lushnje, dhe të tjerë kandidatë që ditën e shtunë në 1 Mars presin rezultatin shumë pozitiv dhe të dalin fitues në këtë garë mes demokratësh por më kryesorja që e thonë të gjithë kandiatët në çdo takim beteja kryesore është 11 Maj, të fitojë PD dhe të kthehet në pushtet, Është radha jonë, është radha jënë, pohon kandidati Gentian Koçi.