
Fier – Është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe larg syrit të medias për rreth rreth një orë Asambleja e Partisë Socialiste të Qarkut Fier.
Që para ardhjes së Kryeministrit pjesmarrësit në takim janë lejuar të hynë nëse e kanë pasur emrin në listë dhe kjo nuk dihet se përse, nuk ka pasur vënde në sallë apo i janë ruajtur ndonjë “druri të shtrëmbër” që mund të lëshonte ndonjë kritikë.
I pranishëm në këtë takim ka qënë dhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga strukturat drejtuese lokale të partisë.
Sipas burimeve kofidenciale gjatë mbledhjes kreu i qeverisë ka kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha strukturave për të patur një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 Majit ku në Qarkun e Fierit synohet deputeti i 10-të dhe pse jo i 11-të.
Këtë herë situata ka ndryshuar ka thënë Rama duke theksuar se nëse nuk do të ketë një përkushtim më të madh rezultati mund të jetë befasues , larg pritshmërive.
Ndër të tjera kryeministri Rama ka vlerësuar me nota pozitive bashkinë e Mallakastrës për punën e bërë me emigrantët , ndërsa ka patur “ rezervat” e tij për bashkinë e Fierit dhe të Roskovecit, ku ka kërkuar më shumë angazhim në kuadër të zgjedhjeve dhe një qasje më afër njerëzve.
Fieri njihet si kryeqytet i socialistëve , ndaj pritshmëritë në këtë qark janë tepër të mëdha.
Fieri shquhet për supriza, socialistët janë të bindur se do të marrin 10 deputetë, pse jo dhe të 11- tin. PD nga ana e saj ka besim se këtë radhë do të marri 6 të sigurtë pse jo dhe të shtatin pasi pozita është e konsumuar, një qeveri është në burg së bashku me kryebashkiakë. Ndërkohë që një apo dy deputetë të tjerë i mbeten partive të tjera të vogla satelitore të pozitës ose opozitës dhe deri sa të qartësohen e të vendosen gjërat të presim 11 Majin.