AKTUALITETTOP-NEWS

Hoxha, figura të krinit po paisen me pasaporta greke.

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur një ala&rm serioz mbi mënyrën se si figura të botës së kri*mit shqiptar po pajisen me pasaporta greke, duke hedhur hije të rënda dyshimi mbi rrjete të organizuara me prapavijë politike dhe ultranacionaliste.

Në emisionin “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, Hoxha zbuloi se edhe vetë është përballur me oferta të drejtpërdrejta për të heshtur ndaj çështjes së Alfred Belerit dhe ndikimit grek në Shqipëri.

“Më kanë ofruar biznesmenë të lidhur me qarqe politike dhe ultranacionaliste greke që të mos flas. Në këmbim, të më pajisin me pasaportë greke. Natyrisht, nuk kam pranuar,” deklaroi ai.

Hoxha solli edhe shembuj konkretë të emrave të rëndë të k*rimit të organizuar, të cilët janë kapur ose identifikuar me dokumente greke të rregullta:

Gramoz Rexhepi, i lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine, u arrestua në Ekuador me pasaportë greke.

Plarent Dervishi, i përfshirë në dosje të rënda kr*iminale në Shqipëri, po ashtu me dokumentacion grek.

“Pyetja është kush i pajisi? Kush qëndron pas këtyre pasaportave? Është e njëjta linjë që më ofruan edhe mua,” theksoi Hoxha, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një skemë të strukturuar dhe të rrezikshme.

Deklaratat e tij kanë hapur debat të gjerë publik, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e strukturave politike dhe ndikimit të jashtëm në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button