Hoxhara e Re prej javësh pa ujë të pijshëm në rubinetat e banesave. Banorët: Kjo situatë prej vitesh nga Maji deri në fund shtatori. Jeni ankuar por askush nuk jep zgjidhje.
Banorët e Hoxharës së Re janë ngritur në protestë këtë paradite të së mërkurës. Shkaku ka qënë mungesa e ujit të pijshëm në banesat e tyre prej vitesh që nis që nga muaji Maj e deri në fund shtatori pasi si thonë ata vaditen tokat dhe e përdorin bizneset e paneleve .
Ujë kemi një orë në 24 orë, uji mungon si për të pirë, për t’u larë, për të shplarë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, banorët thonë se taksat i pagojnë rregullishtë por shërbimet nuk i marrin. Ata thonë se në kanale apo ne det shkojnë te lahen pasi nuk kanë zgjedhje të tjera.
Edhe pse janë ankuar e kanë protestuar disa herë askush nuk u ka dhënë zgjidhje prej njësisë administrative apo UK Fier. Burime zyrtare nga UKF pohuan se një pus uji furnizon 8 fshatra të asaj zone dhe është me orar furnizimi.