Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Friuli të Italisë ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë.
Viktimë mbeti Daniel Tafa, i cilli punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë.
I riu ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, sipas La Repubblica. Një prej kolegëve të tij tregoi se si ndodhi ngjarja. “Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, tha ai.
Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës. Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.
Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos në Itali. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Viktima quhet Franco Mazelli dhe familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.…
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kardamena të Greqisë, ku një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa po kthehej nga puna pasi është përplasur me një taksi. Sipas informacioneve, i riu teksa po kthehej nga puna është përplasur me një taksi e për pasojë…