Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI bën "cirk" policisë me makinën e vjedhur, hetohen të lir dy...

I bën “cirk” policisë me makinën e vjedhur, hetohen të lir dy 16 vjeçarët

Vodhën një automjet, në qytetin e Fierit, identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar.

Për t’i shpëtuar Policisë, ata bënë manovra të rrezikshme me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. Toska se i kishin vjedhur automjetin tip “Benz”, që e kishte parkuar përpara banesës së tij.

Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë identifikuan autorët dhe i shpallën në kërkim, bashkë me automjetin.

Gjatë ndjekjes nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, autorët kanë bërë manovra të rrezikshme me automjetin dhe kanë përplasur automjetin e punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Makina e vjedhur nga dy adoleshentët të ndaluar nga policia

Në vendin e quajtur “Karbunarë”, automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetasit 16-vjeçarë që ndodheshin në mjet.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 nga shtetasit 16-vjeçarë, të cilët vodhën automjetin e shtetasit A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME