Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI ftohti, soba e kaldaja ka, por mungonë lënda djegëse.

I ftohti, soba e kaldaja ka, por mungonë lënda djegëse.

Fier Temperaturat e ulta, kaldajat e sobat nëpër shkolla janë por nuk funksionojnë. Nxënësit ngrohen me rezistenca apo rrezet e diellit pasi janë mbi 30 nxënës në një klasë

Në këto ditë të acarta të dimrit ku temperaturat kanë shkuar edhe në minus nxënësit e shkollave të qytetit Fier kanë sisteme ngrohje por nuk funksionon. Ata janë te detyruar që të ngrohen me rreezet e diellit që hyjnë nëpër klasa, mbipopullinit të klasave apo nëpërmjet rezistencave elektrike që kanë siguruar vetë.

Gjimnazi Janq Kilica ka dy godina me klasa të mbipopulluara. Në godinën e vjetër nuk ka sistem ngrohje por çdo klasë ka rezistencë për ty ngrohur ambienti. Klasat janë të mbipopulluara 30 deri 35 nxënës në klasë.

Godina e re e këtij gjimnazi është me sistem ngrohje kaldajë në koridore e klasa por që nuk janë ndezur e kjo për faktin se bashkia nuk u ka bërë furnizomin me lëndë djegëse naftë.

Në shkollën nëntë vjeçare Naim Frashlri cdo klasë është e paisur me soba por që kto ditë të ftohta nuk janë ndezur na thonë nxënësit të cilët nuk lihen të kontaktojnë me median prej mësuesve dhe punonjësve të shkollës

Tjetër situatë në shkollën e mesme profesionale Petro Sota. Kjo shkollë ngrohjen e ka me sistem kaldajash por që janë në gjendje pune, këtë gjë e pohonë drejtoresha e shkollës. Kjo shkollë ka varësi të dyfishtë si nga DAR e Fierit por edhe nga Ministria e Finanacave.

Të ndodhur në kto kushte ku i ftohti ka mbërthyer vendin dhe bashkia nga ana e saj nuk u ka kaluar sasinë e naftës drejtorive të shkollave mbetet që nxëznësit të sigurojnë ngrohjen me rezistenca të siguruara privatisht apo me mbipopullim te klasave dhe me rrezet e diellit në ato klasa që janë nga krahu i diellit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME