Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha ftesë origjinale deputetëve të opozitës që nuk i janë bashkuar ende

Berisha ftesë origjinale deputetëve të opozitës që nuk i janë bashkuar ende

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se deputetët e PD-së që nuk i janë bashkuar atij, por që do jenë të pranishëm në protestë, janë të ftuar të flasin edhe në podium.

“Në qoftë se kanë dëshirë pa diskutim. E përshëndes vendimin e tyre, janë të mirëpritur. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur”, tha Berisha.

Teksa iu rikthye akuzave ndaj qeverisë, kreu i PD-së, tha se “E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku. Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin. Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME