Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryemafiozi italian ishte në Shqipëri, takoi zyrtarë shteti dhe biznesmenë

Kryemafiozi italian ishte në Shqipëri, takoi zyrtarë shteti dhe biznesmenë

Bosi i mafias, Matteo Messina Denaro, i cili u vu në pranga disa javë më parë, ka qenë edhe në Shqipëri.

Teksa po rindërtojnë jetën e mafiozit, përpara se ai të sëmurej nga kanceri dhe të vendoste të kthehej në Siçili, hetuesit kanë zbuluar hartën e udhëtimeve të Matteo Messinës.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, e përbashkëta e të gjitha këtyre udhëtimeve ishte biznesi i drogës.

Ndërsa jepen të dhëna për udhëtimin e tij edhe në Shqipëri, Messina, sipas mediave italiane, ka dërguar fillimisht në Shqipëri, në vitin 2014, të besuarin e tij, Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza, para se ai të arrestohej dhe të dënohej me 10 vite burg.

Më pas bosi i mafias ka ardhur personalisht në vendin tonë për të lidhur marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve. Nuk ka detaje se cilët ka takuar.

Po ashtu Messina ka vizituar edhe Malin e Zi, por këtu udhëtimi i tij lidhej me arsye më të thjeshta, pasioni për kazinotë.

Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar, pas 30 vitesh në arrati. Zëvendësuesi i Toto Riinës dhe autor i mijëra masakrave, ai u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME