Saturday, April 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI mituri ndërroi jetë në spital, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës

I mituri ndërroi jetë në spital, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Policia e Vlorës i ka vënë prangat ish-kryebashkiakut pasi ditën e djeshme aksidentoi një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës gjatë natës së mbrëmshme.

Njoftimi i Policisë, Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekien

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: