Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 90-vjeçarit në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
“Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thotë policia.