AKTUALITET

I plas goma në ecje, makina përfundon në kanal

Lushnje – Del nga rruga mjeti i tonazhit të rëndë në aksin rrugor Lushnje – Berat. Ngjarja në afërsi të fshatit Barbullinjë. Pasi ka dalë nga kthesa mjeti i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin kullues në kahun tjetër të lëvizjes.

Trajneri i një kompanie ndërtimi e mbushur me çakull ka përfunduar në kanal dhe drejtuesi i mjetit është përcjellë me urgjencë për në spitalin e Lushnjes. Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e Lushnjes për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ka marrë plagë të rënda.

Sipas uniformave të qarkullimit rrugor në momentin që e kanë nxjerrë drejtuesi i mjetit ishte koshient dhe është përcjellë me urgjencë për në spitalin e Lushnjes.
Po sipas efektivëve të rrugores mjetit i ka shpërthyer goma e parë në ecje dhe kjo ka bërë që të përmbyset në anën tjetër të rrugës.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira në aksident. Policia e qarkullimit po dokumenton ngjarjen dhe po disiplinon trafikun në aksin rrugor Lushnje Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button