23 – vjeçari i vrarë në Vlorë mbrëmjen e së dielës kishte ardhur në muajin dhjetor nga Belgjika për te festuar ndërrimin e viteve me familjen.
Viktima Gëzim Sinomati dyshohet se ka qenë në ballkon në momentin që është goditur me një plumb në kokë nga një distancë e largët.
Në hetime t policisë mësohet se janë përfshirë edhe dyshimet e larjes së hesapeve me grupet kriminale.
Ndërkohë Syri tv mëson se Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Vlorë/Infomacion shtesë
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.
Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.