AKTUALITET

Ikin dritat në pikun e sezonit, Lungomare dhe pjesa më e madhe e Vlorës pa energji

Prej disa orësh, në disa zona të qytetit të Vlorës ka mungesë të energjisë elektrike. Në këto zona përfshihet edhe Lungomare, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror.

Ndërprerja besohet se është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk dihet koha e saktë se kur do të rikthehet përsëri. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button