IKMT dhe Policia nisin prishjet anës autostradës Levan– Tepelenë, fermerët kundër (fotot)

IKMT dhe Policia nisin prishjet anës autostradës Levan–Tepelenë, fermerët kërkojnë rrugë dytësore dhe shpronësime
Forcat e IKMT-së, të mbështetura nga policia e Fierit, kanë nisur sot operacionin për prishjen e tendave të vendosura anës autostradës Levan–Tepelenë, në zonën e Frakullës. Disa prej fermerëve i larguan vetë strukturat, ndërsa të tjerë kundërshtuan, duke argumentuar se distanca nga rruga ishte mbi 10 apo 15 metra.
Fermerët thonë se nuk janë kundër rregullit, por kërkojnë nga qeveria ndërtimin e rrugëve dytësore dhe shpronësimin për tokat e marra gjatë ndërtimit të autostradës. Sipas tyre, mungesa e aksesit në të dy anët e rrugës e bën të pamundur transportimin dhe shitjen e prodhimeve, që shpesh u mbeten në fushë.





Ata thanë se “qeveria duhet të mbështesë fermerët me tregje. Prodhimi tashmë na mbetet në fushë sepse rrugë dytësore nuk kemi”
Kalimtarët dhe blerësit e rastit janë gjithashtu kundër prishjeve. Ata thonë se ndalojnë për të blerë produkte bio, me çmime më të ulëta se në treg.






IKMT bën me dije se prishjet u kryen pas dy javësh nga njoftimi për largimin e tendave, duke theksuar se në disa raste këto struktura janë kthyer në burim aksidentesh.









