Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIlaçe kontrabandë nga Greqia, 16 të arrestuar në Shqipëri

Ilaçe kontrabandë nga Greqia, 16 të arrestuar në Shqipëri

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona në kuadrin e operacionit të koduar “Rrugëtimi” kundër tregtimit të medikamenteve mjekësore të futura kontrabandë në Shqipëri. Vlera e mallit të kapur llogaritet në 50 mijë euro.

Janë arrestuar: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Po ashtu, strukturat policore, në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar gjithashtu për kapjen e dy shtetasve të tjerë, bazuar në informacionet e inteligjencës policore me iniciale A.C dhe L.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME