AKTUALITETKRYESORE

Incident në Fier, hetuesit e BKH përplasen me njerëzit e Agron Kapllanajt

jë incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier. News24 raporton se hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj. 

Ndërsa Top Channel shkruan se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Sh. Kapllanaj. 

Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale. Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim, pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.

Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona ndërsa punonjësit e operacionales janë duke bërë kallëzim për sulm për shkak të detyrës. Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj. 

Fier/Informacion paraprak

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button