Nga Tedi Blushi-
Regjimi kriminal i Edi Ramës nga paniku për fundin që po i vjen, vazhdon të shfaqë me arrogancë brutalitetin e tij, me sulme të paguara mediatike ndaj popullit të vet.
Për të zbehur indinjatën dhe revoltën që veçse fuqizohet, regjimi përpiqet mizorisht të relativizojë tragjedinë e familjes Avdia, një vrasje të paralajmëruar gjakftohtë, që gjithkujt mund t’i ndodhte, si një “aksident që ndodh kudo në botë”
Për çfarë shteti ligjor mund të flasim, kur policët që trafikojnë drogë, nuk dënohen por gradohen, nuk ndëshkohen por frymëzohen, deri aty sa të vrasin edhe fëmijë të pafajshëm?
“Aksident që ndodh kudo në botë” do të thotë frymëzim për banditët me uniformë të vrasin të tjerë fëmijë në plazhe, në rrugë, në shkolla, e kudo tjetër sepse kjo i bën “të ndihen si jashtë shteti”.
Kjo pashpirtësi e tyre, na angazhon sot të gjithëve së bashku, të ngremë zërin dhe t’i dalim përballë këtij regjimi që bën fajtor viktimën dhe jo vrasësin, që nuk njeh as ligj dhe as moral.
Sa më shumë ta lemë të keqen, aq më keq do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët dhe për mbarë vendin!
Ky krim shtetëror meriton ndëshkimin më të ashpër të autorit nga drejtësia dhe mbajtjen e përgjegjësisë morale dhe ligjore nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që nuk duhet të qëndrojnë as edhe 1 sekondë më shumë në këto funksione.
Masivisht në përkrahjen e protestës qytetare për t’i treguar kësaj Qeverie që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!