Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIntegrimi në BE/ Varhelyi: lajmi i mirë për Shqipërinë vjen këtë tetor

Integrimi në BE/ Varhelyi: lajmi i mirë për Shqipërinë vjen këtë tetor

Këtë tetor, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e jep eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest.

”Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”. Për të sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian.

”Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare. Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Varhelyi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME