
Interi ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Veronës në “San Siro”, duke qëndruar në garë me Napolin për kreun e tabelës.
Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe me pak raste, por zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të me një penallti të realizuar nga Kristjan Asllani, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Valentini, të cilën gjyqtari Manganiello e ndëshkoi me penallti.
Me këtë sukses, Interi i jep fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe kompeticionet e tjera, duke qëndruar tre pikë larg Napolit të Contes, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit.