Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËInvestigimi/ Vajza e një diktatori arriti të pastrojë para në Britani

Investigimi/ Vajza e një diktatori arriti të pastrojë para në Britani

Një investigim i fundit zbulon se si vajza e një diktatori shpenzoi 240 milionë dollarë të fituar në mënyrë të dyshimtë duke blerë prona nga Londra deri në Hong Kong. Gulnara Karimova, vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit përdori një kompani në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë shtëpi dhe një avion me fonde të marra përmes ryshfeteve dhe korrupsionit. Investigimi i zbulon se firmat e kontabilitetit në Londër dhe British virg Islands u angazhuan për të bërë marrëveshjet.

Karimova thuhej se do të pasonte babain e saj, Islam Karimov, i cili sundoi Uzbekistanin si president i shtetit të Azisë Qendrore nga viti 1989 deri në vdekjen e tij në 2016. Ajo u shfaq në një video pop nën emrin skenik “Googoosha”. Ajo drejtonte një kompani bizhuterish dhe shërbeu si ambasadore në Spanjë. Por më pas në vitin 2014 ajo u zhduk nga publiku.

Më vonë doli se ajo ishte arrestuar me akuza për korrupsion teksa babai i saj ishte ende në pushtet. Ajo u dënua në dhjetor 2017. Në vitin 2019 ajo u dërgua në burg për shkelje të rregullave të arrestit shtëpiak. Prokurorët e akuzuan atë se ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte asete prej më shumë se 1 miliard dollarë në 12 vende të botës duke përfshirë Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet britanike janë akuzuar prej kohësh se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar kriminelët nga jashtë që përdorin pronat e Mbretërisë së Bashkuar për të pastruar para. Raporti thotë se lehtësia me të cilën Karimova arriti të blejë prona në Britani ishte “shqetësuese”.

Rasti Karimova është një nga rastet më të mëdha të ryshfetit dhe korrupsionit të të gjitha kohërave” – thotë Tom Mayne, një nga studiuesit në raportin Freedom For Eurasia dhe një studiues në Universitetin e Oksfordit. Megjithatë, Karimova dhe bashkëpunëtorët e saj i kanë shitur tashmë disa nga pronat e supozuara të fituara me fonde korruptive.

bne IntelliNews - Uzbekistan rights ombudswoman says she is on top of  Karimova case

Freedom For Eurasia hulumtoi pronat dhe të dhënat e regjistrave të pronësisë duke identifikuar të paktën 14 prona që thuhet se janë blerë para se ajo të arrestohej, me fonde të dyshuara të dyshimta, në vende të ndryshme duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Francën, Dubain dhe Hong Kongun.

Raporti që do të publikohet më 14 mars, i titulluar “Kush e ndihmoi princeshën Uzbeke?” fokusohet në 5 prona të blera në dhe rreth Londrës dhe që tashëm kanë një vlerë rreth 50 milion paund. Këto përfshijnë 3 apartamente në Belgravia, në perëndim të Buckingham Palace, një shtëpi në Mayfair dhe një shtëpi feudalësh në Surrey prej 18 milionë funtesh me një liqen privat me një varkë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME