Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTInvestimi në sport/ Bashkia e bëri detyrën, ekipet të sjellin trofetë (foto...

Investimi në sport/ Bashkia e bëri detyrën, ekipet të sjellin trofetë (foto e vidio)

Fier – Më në fund jo vetëm ekipet e basketbollit u “rikthyen në shtëpinë e ryre” por edhe sportet e tjera do të ushtrojnë aktivitetin e tyre sportive në ambinte moderne që nga sallat e stërvitjes, paisjet  moderne deri tek tualetet e dhomat ezhveshjeve dhe të dusheve.

Kjo u arrit fal investimit të  bashkisë e kryetarit të saj Subashi i cili duke dëgjuar mendimin  e specialistëve, sportistëve të vjetër e të rinjë arritën që me një buxhet sa 1/10 e atij që investohej nga kryebashkiakët e mëparshëm  të rikonstruktojnë ambientet e palestrës pranë qëndrës tregtare ETC.

Me parkete e mjete stërvitje (vegla) nga më modernet në Shqipëri do të stërviten nga muaji tetor e në vazhdim ekipet e boksit, basketbollit, peshngritjes e me radhë.

 Me këtë investim bashkia e Fierit I dha fund hallakatjeve, lodhjeve, energjive të shpenzuara “kot” e tashmë k’to energji do të shndërrohen në pozitive, për rezultate të reja pse jo edhe për trofe të reja  në basketboll, peshëngritje, mundje, boks , të rikthehet Apolonia e dikurshme kur ekipet mysafire vinin në Fier e “nuk u mbanin gjunjët” që të ndeshehin me vajzat e djemtë fierakë të basketbollit e shumë sporteve të tjera.

Edhe pse titulli i këtij shkrimi thotë se bashkia e bëri pjesën e saj, kjo nuk do të thotë se bashkia do ndalojë së investuari në sport, por ekipet dhe sportistët duhet të ndërgjegjësohen, të punojnë seriozisht për të sjellë trofetë në qytetin e tyre.

Në ambientet e rikonstruktuara do të ndjekin ndeshjet sportive 650 qytetarë ulur në stolat e tyre pa llogaritur këtu që një pjesë do i ndjeki edhe në këmbë (sipas dëshirës). Duhet të theksohet se në kto ambiente do të zhvillohen shumë aktivitete kulturore e sportive dhe kjo pa prishur kalendarin sportiv apo stërvitjen e ekipeve të ndryshme.

Për çdo vit bashkia Fier ka caktuar një buxhet të veçantë për sportin në Fier, një buxhet i cili rritet çdo vit jo vetëm shkon në ekipet sportive dhe tek sportistët por edhe në rikonstruksionin dhe përmirësimin e kushteve dhe mjedisit ku ata stërviten e kalojnë një pjesë të mirë të kohës, por janë k’ta të cilët duhet të vlersojnë seriozisht investimin e saj që të kthejnë atë në medalje, trofe e tituj të rëndësishëm sportiv.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME