Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTInzaghi i mbyll derën Dybalas dhe vlerëson Asllanin: “Gjithë personalitet”

Inzaghi i mbyll derën Dybalas dhe vlerëson Asllanin: “Gjithë personalitet”

Simone Inzaghi ka mbetur i kënaqur pas 4-1 të Interit në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, në Lugano: “Djemtë ishin shumë të mirë, kemi vetëm katër ditë që punojmë dhe tani duhet të rritemi si gjendje. Ishte një ndeshje serioze”.

Trajneri i zikaltërve ka folur për repartin ofensiv në këtë mënyrë, duke dribluar cështjen Dybala: “Vitin e kaluar ishim sulmi më i mirë dhe patëm fatin ta pasuruam me Lukakun. Ai dhe Lautaro e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, janë dy kampionë të mëdhenj. Por kemi edhe Correan dhe Dzekon, jam i kënaqur”.

Skuadra provoi sërish 3-4-1-2 me hyrjen e Correas pas sulmuesve: “Sistemi ynë është tjetër, por kjo është një mundësi, ne e provuam edhe kundër FC Milanese. Me kaq shumë sulmues të mëdhenj në dispozicion, unë mund të ndryshoj grupin tim herë pas here”, tha tekniku për Sportitalia.

Inzaghi ritheksoi se në mbrojtje mungon një element: “Duhet të gjejmë një zëvendësues për Ranocchian, jam gjithmonë në kontakt me drejtuesit që po bëjnë një punë të shkëlqyer”. Në fund, komplimentet për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani: “Ka treguar personalitet të madh, do të ketë Brozovic përpara, por do të jetë një vlerë për ne për gjithë vitin”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME