Nga Ylli Manjani – Mos ka ngrënë dardha pas kurrizit edhe Olta mor aman!
Si shumë dardha të majme po bëhen!!
Porti i ushtrisë në Sarandë. Baza në Shëngjin. Tani, edhe me këshillat që paska marrë për punët e NATOs nga Armand Josifi, i cili paska mashtruar dynjanë, u bënë shumë dardha.
Beni paska ngrënë gorrica të egra, krahasuar me “dardhat” e Oltës, bishtat e të cilave po dalin për ditë…
Nuk është se nuk do bënte punë një grup armiqsor andej nga ushtria, me thënë të drejtën.
Edhe Bajram Efendiu duhet të dalë andej nga SPAK. Me eskortë policie padyshim. Meqë e paska me qejf…