Ish-ministrja e Financave Anila Denaj paraqitet në SPAK.
Denaj është paraqitur sot e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është thirrur në SPAK.
Anila Denaj u ul në postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi Arben Ahmetajn.
Ka mbajtur postin e ministres së Financave nga dhjetori 2018 deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë mëpërpara ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dhe më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP.
Anila Denaj ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.