Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohen 3 "zyrtarë" tentuan të mashtrojnë biznesmenin

Arrestohen 3 “zyrtarë” tentuan të mashtrojnë biznesmenin

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër, që është cilësuar  si kreu i grupit kriminal të mashtrimit, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin tentuan që të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas biznesmen, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Shpallet në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME