Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedIsh-ushtari i UÇK-së rrëfen masakrën në Burgun e Dubravës

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen masakrën në Burgun e Dubravës

Ish-ushtari i UÇK-së Bedri Kukalaj ka thënë se kur i kanë dërguar nga burgu i Nishit në atë të Dubravës kanë përjetuar vazhdimisht keqtrajtime nga gardianët.

Ai tha se edhe ushqimin e kanë pasur me urdhër, derisa kujton edhe ditën kur u lirua Ukshin Hoti.

“Kur kemi shku në Dubravë, aty kishte qenë tmerr, aty edhe ushqimi ka qenë katastrofë, nuk guxonim të hanim pa na u dhënë urdhri. Më 16 maj 1999 teksa po ktheheshim nga kuzhina ku ushqeheshim, Ukshin Hoti ka qenë në kolonë me neve, të cilit dy gardianë i thanë të shkonte të bënte gati rrobat pasi do lirohej. Ne e kemi përcjellë kurse ai na kanë thënë: “Lirimi im ka diçka politike, por nëse dal i gjallë, ju do jeni të sigurt”, ka thënë Kukalaj.

Kukalaj shtoi se prej kur i kanë sjellë në Dubravë e dinin se do i vrisnin, por ndiheshin të liruar se eshtrat do i kishin në Kosovë.

Sipas tij, para se të silleshin të burgosit shqiptarë, në Dubravë ka pasur paramilitarë të stacionuar.

Ish-ushtari i UÇK-së Bedri Kukalaj

Kukalaj tha se gjatë sulmeve të NATO-s tre ditë kanë fjetur në oborr, e më pas kishte ndodhur masakra ndaj të burgosurve.

“Prej 19-22 maj 1999 kemi fjetë në oborre pasi ka pasë gjuajtje. Më 22 maj një gardian ka dalë në pikë të vrojtimit, i cili na ka thënë: ‘Përgatituni në gjithë se këtu nuk ka më vend të sigurt, duhet me ju tërheq prej këtu’. Ne gjatë natës patëm dëgju shumë kamionë përtej murit të burgut. U patëm bë rresht afër murit mbi 900 persona, pastaj prej përtej murit na kanë hedhur bomba dore, aty më pas filloi masakra, e gjitha kjo edhe me automatikë”, ka thënë Kukalaj.

Sipas tij, të burgosurit serbë nuk kanë qenë në rreshtim si shqiptarët, por brenda, u janë dhënë armë për t’i vrarë ata që kanë mbijetuar.

Ish-ushtari potencoi se të nesërmen i kishin sjellë mediat nga Serbia, të cilat dhanë lajmin se kinse masakra ishte shkaktuar nga sulmi i NATO-s.

“Të nesërmen i kanë leju të gjitha mediat e Serbisë të hyjnë nëpër burg dhe të marrin pamje, kinse ka qenë sulm i NATO-s. Derisa neve na kanë kërcënuar që nuk guxojmë të tregojmë se kush na ka pushkatuar. Unë rreth 36 orë kam qenë pa vetëdije në mesin e të vdekurve ku edhe kam marrë plagë, prej aty më kanë dërgu në një sallë, ku na kanë thënë se më nuk na ngacmojnë”, shtoi Kukalaj në emisionin “Kallxo Përnime”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME