Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEItalianët ikin me vrap pa paguar darkën në restorant në Berat. (vidio)

Italianët ikin me vrap pa paguar darkën në restorant në Berat. (vidio)

Berat – Ndodh edhe kështu që të darkosh në restorant, ngrihesh ikën e ja fut vrapit pa oaguar faturën. Ja që nuk i bëjnë vetëm shqiptarët por këta kanë qënë rracë italiane.

Megjithëse kudo ka entuziasëm për pushtimin e Shqipërisë nga turistët italianë, prap siç thotë shprehja e vjetër “pyll pa derra nuk ka”. Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që janë larguar pa paguar, pasi kanë ngrënë darkë.

Në fakt, pronarët e restorant “Guva” nuk e shoqërojnë videon as me mallkime as me negativitet. Me ironi u urojnë pushime të mbara katër të rinjve italianë që nuk kanë dashur të paguajnë darkën.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME