Wednesday, May 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRoy Keane bën “leckë” Salah: “Nuk bëhet kështu në pankinë, ulesh dhe...

Roy Keane bën “leckë” Salah: “Nuk bëhet kështu në pankinë, ulesh dhe e qep”

Në Angli ka shkakton befasi e diskutime të forta sjellja e Mohamed Salah. Egjiptiani është kapur nga kamerat duke bërë gjeste në pankinë, pasi u thirr për tu zëvendësuar në minutën e 77′ të Chelsea-Liverpool.

Sulmuesi u kthye në pankinë duke u kapur me të gjithë e duke shfaqur gjithë inatin e tij për golin e humbur. Një qëndrim që nuk i pëlqeu Roy Keane, i cili e kuptoi reagimin e lojtarit pa e justifikuar.

Ish-mesfushori i Manchester United, një që në fushë ka qenë gjithnjë i ashpër, nuk ka ndryshuar sjellje as si komentator. “Këto lloj emocionesh janë normale gjatë një zëvendësimi. Por gjithçka duhet të ndalet sapo të arrish në pankinë. Kur del nga fusha, ulesh dhe mbyll gojën. Nuk mund të bësh asgjë, është e kotë të vazhdosh. Thjesht duhet ta pranosh e pikë”, tha irlandezi Roy Keane për Sky Sports.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME