Banka e Shqipërisë njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
- 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
- 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
- 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
- 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
- 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; dhe’
- 1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.
- 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit
- 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar
- 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit
- 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli
- 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit
- 1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut
Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.