Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa e shkuara e britanikut që mbajti nën vëzhgim Nikulajn

Ja e shkuara e britanikut që mbajti nën vëzhgim Nikulajn

Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kishte mbërritur në Shqipëri si pjesë e skuadrës të vrasësve me rolin e vëzhguesit të viktimës.

Tch duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën. Ky në këtë foton e mëposhtme është Harry Simpson banues në Abbey Wood në Jug të Londrës.

Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Tch, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMW kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg. Paratë ‘cash’ të gjetura në shtëpinë e tij, policia lokale ia dhuroi një organizate të mbrojtjes së kafshëve.

Mbrëmjen e së premtes dhe paraditen e së shtunës për vrasjen e Ardian Nikulaj u arrestuan dhe dolën përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër, Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. E vetmja grua e zbuluar deri më tani si pjesë e grupit të vrasësve Harriet Bridgeman, është arrestuar, paraditen e të shtunës. Ajo do të dalë përpara kësaj gjykate të hënën

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME