Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, arrestohen në Angli Edmond Haxhia dhe...

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, arrestohen në Angli Edmond Haxhia dhe 2 britanikë

Tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe.

Mes të arrestuarve është edhe Edmond Haxhia. Po ashtu sipas të njëjtave burime në pranga janë vënë edhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Edmond Haxhia

Pasditen e djeshme një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykata e Lezhës.

Operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA.

Ekzekutori Ruben Saraiva

Në këtë seancë një prokuror anglez, i cili do të përfaqësojë shtetin shqiptar, do t’i lexojë gjykatës kërkesën e Shtetit Shqiptar se përse kërkohen këta persona.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME