Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIGates parashikon vdekjen e celularëve, ja me çfarë do zëvendësohen!

Gates parashikon vdekjen e celularëve, ja me çfarë do zëvendësohen!

Bill Gates, ka qenë gjithmonë i njohur për risitë e tij teknologjike, por këtë herë e tejkaloi veten, duke folur për një projekt të ri që do të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, madje dhe kontrollojnë shëndetin e tyre.

Tatuazhet elektronike në lëkurë,  do të jenë zëvendësues për celularët.

Siç shpjegon ‘Nexofin’ në faqen e tij të internetit, këto tatuazhe, ende në zhvillim nga kompania ‘Chaotic Moon’, do të përbëhen nga një bojë speciale për të përcjellë energjinë elektrike, çipa të avancuara dhe nanoteknologji.

Kjo lejon matjen e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe sasisë së oksigjeni në gjak dhe shenja të tjera jetësore, pa pasur nevojë për pajisje të tjera të jashtme.

Për Gates, kjo shpikje mund të jetë protagonisti i dekadave të ardhshme, pasi mbledhja e të dhënave mjekësore dhe sportive në kohë reale do të lejonte parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe kontrollin e shenjave vitale te sportistët dhe të moshuarit që kanë nevojë për mbikëqyrje.

Do të funksionojë si një telefon

Filantropisti i famshëm beson se kjo shpikje do të ketë të gjitha funksionet e telefonave inteligjentë të sotëm, por bioteknologjia do jetë thelbësore në zhvillimin e këtyre tatuazheve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME