Redon Xhixha do të jetë futbollisti më i ri i Qarabagut. Mediat në Azerbajxhan kanë publikuar lajmin se palët kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të jetë goditja e dytë në merkato për Qarabagun.
Skuadra nga Azerbajxhani ka arritur një marrëveshje me Tiranën, ku nga shitja e sulmuesit do të përfitojë 550 mijë euro. Me shumë mundësi, sfida e sotme ndaj Bylisit ka qenë e fundit me fanellën e Tiranës për Redon Xhixhën.
Ai do të vazhdojë karrierën e tij në Azerbajxhan, ku me klubin e Qarabag më parë ka qenë pjesë edhe një tjetër ish-lojtar i Kombëtares, Ansi Agolli. Xhixha aktualisht është golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore” me 11 gola të realizuar.