LIFE STYLE

Ja kur do të ketë ndryshim ora, akrepat do shkojnë një orë para

Si gjithmonë, akrepat do të pësojnë një ndryshim ne muajin mars. Ora verore do të kthehet së shpejti. Gjatë natës mes së shtunës, 29 mars dhe së dielës, 30 mars, do të rikthehet ora legale. Në orën 2:00 të mëngjesit të së dielës, 30 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, si dhe të gjitha oraret digjitale, dhe nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më tetor 2026. Ndryshimi i orës kryhet natën sepse zakonisht në mes të natës transporti kryen më pak udhëtime.

Pra, nga e diela do të mund të përfitohet një orë shtesë drite dhe do të ketë avantazhe në konsumin e energjisë elektrike, të cilat janë edhe më të rëndësishme duke pasur parasysh periudhën e vështirë që po përballemi.

Ka të ngjarë që trupit tonë t’i duhen disa ditë për t’u përshtatur me ndryshimin e kohës, për shkak të orës biologjike të lidhur me ritmet cirkadiane. Këto janë në vështirësi kur ndodhin ndryshime në kohë dhe në ritmin gjumë-zgjim.

Pse zbatohet ora legale?

Optimizimi i kursimit të energjisë – Ky ndryshim mund të sjellë një kursim më të madh të konsumit të energjisë elektrike, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial në një periudhë të vitit kur ditët fillojnë të zgjaten ndjeshëm.

Harmonizimi me vendet e tjera evropiane – Bashkimi Evropian ka vendosur një kalendar të unifikuar për ndryshimin e orës për të shmangur mospërputhjet mes vendeve anëtare, veçanërisht atyre me ekonomi dhe tregti të ndërlidhur.

Efekte pozitive në produktivitet dhe mirëqenie – Studime të ndryshme sugjerojnë se ora legale mund të ketë ndikime pozitive në shëndet dhe produktivitet, duke mundësuar më shumë ekspozim ndaj dritës natyrore gjatë orëve të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button