Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAJa kush është i dyshuari i vrasjes së lushnjarit Aleksandër Zaka në...

Ja kush është i dyshuari i vrasjes së lushnjarit Aleksandër Zaka në Greqi

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja shqiptar, Aleksandër Zaka i ekzekutuar me një plumb pas koke më 12 Gusht në ishullin e Salaminës në Greqi. “Protothema” shkruan se autoritetet greke kanë tashmë një të dyshuar për krimin dhe janë vënë në kërkim të tij. Sipas të njëjtave burime ka dyshime që vrasësi të këtë qëndruar më herët në shtëpinë e shqiptarit të vrarë.

Për kapjen e tij policia greke ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e vrasësit të shqiptarit, i cili kreu krimin për shkaqe ende të paqarta. Emri i autorit nuk bëhet me dije nga ana e policisë, por mësohet se ai është një person i njohur për autoritetet pasi në të shkuarën ka pasur probleme në fushën e narkotikeve.

“Hetimi është ende në vazhdim, megjithatë, është identifikuar një i dyshuar kryesor i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës në të kaluarën. I dyshuari është në kërkim”, – thanë burimet për “Protothema”.

Aleksandër Zaka me origjinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë. Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri.

Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet. 51-vjeçari, Zaka mësohet se ishte një person jo problematik dhe emri i tij nuk ishte lakuar asnjëherë për probleme me ligjin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME