Lista e cila dikur kryesohej nga Kylie Jenner, sot ka një tjetër emër të njohur në krye. Rihanna është miliarderia “self made” më e re në moshë në Amerikë sipas Forbes.
Këngëtarja dhe biznesmenja nga Barbados është në vendin e 21-të në listë, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.
Ajo ndiqet nga ylli televiziv Kim Kardashian e cila renditet në vendin e 14-të. Ylli i “The Kardashians” numëron një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh.
Në vitin 2018, Kylie Jenne emërua miliarderja më e re e revistës. Megjithatë, pas një rillogaritje u zbulua se pasuria e saj neto ishte 900 milionë dollarë në vend të 1 miliard dollarëve, edhe asaj iu hoq titulli. Tani, Jenner ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh dhe zë vendin e 41-të.
Ju kujtojmë që e renditur e 21-ta në listen Forbes, Rihanna është e vetmja miliardere në listë nën moshën 40-vjeçare. Pronarja “Fenty Beauty” më herët është shprehur në lidhje me pasurinë e saj, ku ka treguar se e gjitha kjo nuk është vetëm për vete, por edhe për njerëzit që kanë nevojë.
“Paratë e mia nuk janë për mua; gjithmonë mendoj se unë mund të ndihmoj dikë tjetër. Bota vërtet mund të të bëjë të besosh se gjërat e gabuara janë prioritet, dhe kjo të bën të humbasësh thelbin e jetës, çfarë do të thotë të jesh gjallë”.
Një nga përpjekjet e saj filantropike është Fondacioni Clara Lionel, i cili synon të mbështesë dhe financojë iniciativa novatore për edukimin dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke përfshirë mbledhjen e 60 milionë dollarëve për gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS përmes shitjeve nga linja e saj e buzëkuqëve me Mac Cosmetics.