Uncategorized

Roma transferon falas mesfushorin e njohur të Lyon-it

Roma bën një lëvizje të rëndësishme në merkato merkato. Verdhekuqtë kanë arritur të djegin konkurrencën me klubet angleze dhe të firmosin me mesfushorin algjerian Houssem Aouar. Këtij të fundit i skadon kontrata me Lyonin në fund të sezonit dhe është i lirë të vendosë vetë të ardhmen.

Mediat pranë verdhekuqve konfirmojnë se palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Aouar do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Mesfushori 24-vjeçar është rritur te Lyoni, ku ka luajtur rreth 175 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola. Prej kohësh Juventusi e ka ndjekur me shumë interes, por asnjëherë nuk gjeti gjuhën e përbashkët me skuadrën franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button