Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEJa pse JLo nuk ka pasur ‘marrëdhënie të mirë’ me dadot e...

Ja pse JLo nuk ka pasur ‘marrëdhënie të mirë’ me dadot e fëmijëve 

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë dy fëmijë së bashku, të cilët tashmë janë rritur dhe janë adoleshentë. Mirëpo, dikur Jlo ka pasur mjaft vështirësi në gjetjen e dados. Arsyeja?

Kjo sepse ajo kishte shumë kërkesa. Një ndër to ishte orari i tepër i punës.“Normalisht, njerëzit që fitojnë shuma të mëdha parash dhe kanë shumë detyrime profesionale dhe sociale punësojnë një dado për çdo fëmijë, veçanërisht për të sapolindurit. Por është sikur Jennifer të priste një dado, jo vetëm duke u kujdesur për të dy fëmijët, por edhe duke punuar 16 orë në ditë, shtatë ditë në javë ”, tha së fundmi një burim i brendshëm për National Enquirer.

Raporti i dashurisë së JLo dhe Ben vijon të komentohet gjatë.

Tashmë shumë burime po tregojnë se pas martesës, Ben është shndërruar në ‘kukullën’ e këngëtares dhe aktores së njohur.

Një burim i afërt me dyshen i ka treguar “Heat Magazine” se Ben duket sikur është nga momenti në moment gati për të qarë.

“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100 për qind i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur. Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij, dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar se kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani. Miqtë si Matt Damon dhe vëllai i tij Casey shpresojnë që ai të dalë prej kësaj gjendjeje. I gjori duket sikur do të shpërthejë në lot në çdo moment.”

Por së fundmi, dyshja janë parë së bashku në një dyqan “Dunkin’ Donuts”, ku dukeshin shumë pranë njëri tjetrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME