Justin Bieber ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë për fansat.
Këngëtari i “Peaches”njoftoi të martën se do të shtynte disa shfaqje për shkak të një problemi shëndetësor të vazhdueshëm.
“Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Kam bërë gjithçka për t’u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet”, ka shkruar ai në një postim në Instagram Story. “Më thyhet zemra që do të më duhet t’i shtyj këto shfaqje të ardhshme (urdhrat e mjekëve)”.
Bieber ishte planifikuar të performonte të martën dhe të mërkurën në Scotiabank Arena të Torontos si pjesë e turneut të tij Botëror të Justice 2022. Nga atje, ishte planifikuar një ndalesë në Capital One Arena në Uashington, D.C.
Të gjitha do të shtyhen. Biletat do të jepen për datat e riplanifikuara me rimbursime të disponueshme në pikën e blerjes.
“Për të gjithë njerëzit e mi ju dua shumë dhe do të pushoj dhe do të përmirësohem”, shtoi ai.
Turneu Botëror i Justice fillimisht ishte planifikuar të fillonte në Mars 2020, por u shty për gati dy vjet për shkak të pandemisë COVID-19. Fillimisht, ai u titullua Changes Tour – sipas albumit të Justin me të njëjtin emër – por u rititullua për të mbështetur si Changes dhe Justice, albumin e tij të fundit.Datat e turneut aktualisht janë planifikuar deri në Mars 2023./Lapsi.al