Lushnje – Policia e Shtetit ka nisur hetimet për punëtorin spanjoll, që vrau veten mbrëmjen e së martës në një hotel në Divjakë, ku punonte prej një kohe relativisht të gjatë për instalimin e pajisjeve të serave.
Shoku i tij O.V. kur është pyetur në Polici ka treguar se i ndjeri kishte dy vjet që punonte në Shqipëri, kurse bashkëshortja e tij jetonte në Spanjë dhe kishin nisur debatet ndërmjet tyre.
Burime policore pohojnë se 47 vjecari Franciso Cervilla ishte futur në banjo për dush. Ka marr fallcetë që përdoret zakonisht në punimet e gipsit ku ka prerë damaret ne parakrahë për së gjati e më pas ka prerë fytin në gropën e fytit, pohojnë burime nga policia e Lushnjes.
Shoku i tij O V kur është pyetur në polici ka pohuar se ai kishte dy vjet që punonte ktu dhe bashkeshortja e tij banonte ne Spanjë dhe kishin nisur debatet mes saj dhe atij, kete gje ai ja kish thene shokut të tij dhe kishte shfaqur shenja depresive e nervozizmi
Shtetasi spanjoll Franciso Cervilla qe dyshohet se vrau veten duke prere damaret në dush në banjë, punonte në një firmë ku montoheshin paisje në sera, që prej 1 muaji bashkë me shtetasin tjeter spanjoll O.V.
Policia
Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.
Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.
Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.