Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa si nisi gjakmarrja e mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë

Ja si nisi gjakmarrja e mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë

Edmond Haxhia akuzohet si porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt, me të cilin ka qenë konflikt me të ndjerin prej vitesh. Haxhia ishte kthyer 3 muaj më parë nga Anglia dhe kishte hartuar të gjithë planin.

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Policia njoftoi se ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, ka ndodhur për motive gjakmarrje, dhe se të 6 personat e përfshirë në krim janë shpallur në kërkim. Ndërsa ekzekutori është shtetasi portugez, Ruben Saraiva.

Në kërkim janë edhe Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez si dhe shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria pas ngjarjes dhe nuk dihet më gjë për vendndodhjen e tyre. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME