ABC ka publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi në 1 nëntor të vitit 2021. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar gjithçka nga kjo ngjarje e rëndë. Në video shihet se ishte ora 7 e 11 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirëmenduar, duke e lënë të vdekur në vend.
Një automjet tip Toyota afrohet pranë tij, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin. Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.
Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mesa familjes Reçi dhe asaj Martinaj. Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë Krujës.